Rafael Leao reagon ndaj akuzave për përçarje te skuadra: “Gënjeshtra”
E ardhmja e Rafael Leaos vijon të mbetet e paqartë, teksa sulmuesi portugez po përflitet gjithnjë e më shumë për një largim nga Milani. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi është i gatshëm të ulë çmimin e kartonit të tij për të lehtësuar një transferim, ndërsa një nga faktorët që ka ndikuar në këtë qëndrim lidhet me trajnerin Ruben Amorim.
Tekniku portugez dyshohet se e konsideron Leaon si një element që mund të ndikojë negativisht në atmosferën e skuadrës, përveç disa mospërputhjeve në aspektin teknik dhe taktik.
Këto raportime kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Rafael Leaos në rrjetet sociale. Sulmuesi iu përgjigj një postimi në platformën X, ku një portal i njohur i merkatos pretendonte se ai ishte faktor përçarës në skuadër.
“Ndoshta je ti, sepse po gënjen”, shkroi Leao, duke mohuar në mënyrë të drejtpërdrejtë informacionet e publikuara.
Ndërkohë, postimi i tij tërhoqi vëmendjen e tifozëve, veçanërisht atyre të Galatasaray. Në komentet e shumta, mbështetësit turq i kërkonin portugezit të transferohej te skuadra e tyre, me mesazhe të shumta si: “Eja te ne!”.
KOHA JONË SONDAZH

