Rafinja prezantohet tek Interi: Dua të luaj si 10 vite më parë me Ikardin!
Në shtëpinë e Interit sot ishte dita e prezantimit të Rafinjës, blerjes së fundit nga skuadra e Barcelonës. 24-vjeçari në një bashkëbisedim me tifozët theksoi se ka shumë dëshirë të luajë me skuadrën e tij të re duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Spalit.
“Kisha shumë dëshirë që të vija tek Interi, dhe jam i lumtur. Kam ritakuar Ikardin të cilin e njoh që kur ishim 16-vjeç, ishim shokë skuadre te Barcelona dhe ishim në të njëjtën klasë në shkollë. Mauro nuk ka ndryshuar shumë fizikisht vetëm se tashmë ka disa tatuazhe më shumë. Te Interi kam gjetur një grup fantastik lojtarësh, ndihem mirë dhe shpresoj të arrij shumë suksese me këtë skuadër.
Projekti i Interit më bindi menjëherë. San Siro më duket një stadium madhështor ndërsa Spaletti është një trajner i kompletuar. Tifozët gjithashtu më kanë qëndruar pranë menjëherë duke më uruar mirëseardhjen me mesazhet e tyre. Mesfushor fantazist apo krahu? Për mua e rëndësishme është të luaj nuk ka rëndësi pozicioni. Kam qëndruar jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë, kam vuajtur shumë por familja dhe miqtë më kanë qëndruar pranë”, ka thënë futbollisti brazilian.
KOHA JONË SONDAZH

