
Erling Haaland është një nga futbollistët më të përfolur të momentit në botë, teksa si për ta bërë edhe më të ndezur situatën e tij mendon agjenti Mino Raiola. Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se norvegjezi mund të shkojë në klubin që dëshiron.
“Me Haaland të gjithë e kishin gabim, ai mund t’i bëjë gjërat shumë më shpejt se sa e mendojnë njerëzit. Ai është para në zhvillimin e tij dhe ka një program të caktuar. Ndoshta isha shumë i kujdesshëm kur i thashë të lëvizim të Dortmundi, në vend të ‘nuk e di se ku’.
Unë jam 100 për qind i bindur se ky djalë mund të transferohet në çdo klub. Kudo që dëshiron, në nivelin e tij. Mund ta bënte që vitin e kaluar, por kishte klube që thonin ‘është te Red Bull, mund t’ia dalë në një tjetër klub?’. Është më i shpejt se parashikimet. Haaland është diskutimi i momentit”, deklaroi Raiola. /R.Lika-Koha Jone/
