Rakitic: Modric duhet të falënderojë Taren, ai e solli në Milano
Mesfushori kroat Ivan Rakitic ka folur me superlativa për mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpatriotin Luka Modric, i cili po mahnit me paraqitjet e tij te Milani, edhe pse në moshën 40-vjeçare.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Rakitic zbuloi se transferimi i Modric në klubin kuqezi u realizua falë ndërhyrjes së Igli Tares.
“Kam folur dje me të. Luka është shumë i lumtur. Më ftoi ta vizitoj në Milano. Më tha se futbolli atje është ndryshe nga Spanja, por ndihet shkëlqyeshëm. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri,” deklaroi Rakitic.
Sipas tij, meritat për këtë aventurë të re të Modric i takojnë ish-drejtorit sportiv shqiptar: “Luka duhet ta falënderojë Igli Taren. Ai është njeriu që e solli në Milano. Mendoja se do ta mbyllte karrierën te Real Madrid, por si mik, ta shoh te Milani më bën shumë të lumtur.”
Në fund, Rakitic e vlerësoi Modric si një nga më të mëdhenjtë që ka njohur futbolli kroat: “Nëse është ndër 10 më të mirët në histori? Nuk e di. Por di me siguri që është më i miri në historinë e Kroacisë.”
KOHA JONË SONDAZH

