FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama dhe Berisha: Fitoi mbretëresha e botës, Argjentina, dhe njeriu qiellor, Leo Messi

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë reaguar pas fitores së madhe të Argjentinës dhe Leo Messit në Kupën e Botës në Katar.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”.

Ndërsa kreu i PD-së, Berisha shkruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentina mbretëreshë, kampione e botës!
Loja ishte fantastike!
Ekipet zhvilluan një nga lojërat më të bukura, më cilësore që unë kam ndjekur, por Argjentina meritoi fitoren. Leo Mesi sa tokësor aq dhe qiellor, kthehet në vendin e tij me Kupën e Artë, finale të artë, Mbret i Futbollit në Planetit tonë.
Urime Argjentinës, mbretereshë, kampione e botës.
Urime dhe Gjelave nën kampion të cilët me lojën e tyre mahnitëse dhe me pak më shumë fat mund të kishin sjellë Kupën në Francë, Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?