Rama: Sportistët mund të rinisin stërvitjet që nga e hëna, por me një kusht
Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në një komunikim në rrjetet sociale edhe për futbollin dhe sportet e tjera. Ai është shprehur se klubet mund të rinisin stërvitjet, por duke respektuar rregullat e distancimit.
“Duke qenë se jemi në prag të fundjavës, shumëkush nga ju do të dijë çfarë ka të re, e pashë të arsyeshme ta bëj këtë komunikim. Duhet të flasim shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt. Ky është një moment delikat kur po hapemi dhe po i ekspozohemi rrezikut të infektimit.
Nga e hëna, futbolli, atletika, çiklizmi mund te zhvillojnë stërvitje, por kuptohet duke ruajtur distancën dhe disa rregulla te tjera. Sakaq, ende nuk mund te behet fjalë për stërvitje ne pallatin e sportit, megjithatë lajmi i mire është se basketbollistët, volejbollistët, mundësit, peshëngritësit etj, mund te zhvillojnë përgatitje fizike ne ambiente te hapura gjatë kësaj periudhe sa për të marrë formën fizike”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

