Ramadani e thotë hapur: Interesimi i Interit për mua, një motiv për të mos u ndalur së punuari

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecces, ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, dhe u shpreh se ndihet tepër i motivuar nga interesimi i klubit zikaltër.

“Agjenti im ishte në Tiranë dhe u takua me Ausilio. Interesi i Interit është një motiv shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari. Mund të përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Në kombëtare si në skuadrat ku kam luajtur, nuk kam folur kurrë, kam mbajtur kokën ulur dhe kam punuar. Puna paguhet. Nuk dal as në media, e mbaj kokën ulur dhe punoj shumë. Unë dua të shkoj edhe më lart”, tha fillimisht mesfushori për Supersport.

Ramadani gjithashtu bëri një premtim të vështirë për rivalët e Interit, Milanin, se nëse shënon një gol kundër tyre, ai do të kthehet për të bërë një intervistë me fanellën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të shtunën kundër Milanit, edhe nëse ka shumë tifozë të Milanit në Shqipëri. Nëse do të shënoja kundër Milanit, jam gati ta bëj sërish këtë intervistë duke sjellë fanellën time në emision. Unë punoj shumë me taktikat, kam punuar më parë me trajnerë italianë dhe kjo më ka ndihmuar”, theksoi Ramadani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interi është në krye të klasifikimit dhe është në kërkim të titullit kampion këtë sezon, ndaj dhe ndjek me shumë interes lojtarë të talentuar si Ramadani, i cili synon të bashkohet me Kristjan Asllanin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?