Ramadani: Nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, duam rezultat pozitiv

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, e nisi sezonin e ri sërish si titullar me fanellën e Lecce, por për fat të keq, ekipi i tij pësoi një humbje të rëndë 4-0 në shtëpi përballë Atalanta-s.

Në një intervistë për mediat italiane, Ramadani shpreh keqardhjen për atë humbje pasi e kishin përgatitur ndryshe sfidën e parë në Serie A.

“Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të fituar. Në 30 minutat e para ishim shumë intensiv, por më pas pësuan 2 gola brenda pjesës së parë. Pas këtij momenti ekipi humbi ekuilibrat”, u shpreh Ramadani duke u ndalur më pas te sfida e radhës në Seria A.

Transfertën kundër Inter, një ndeshje shumë e vështirë duke pasur parasysh që zikaltërit do të kërkojnë fitoren pas blofit kundër Geona-s: “Ata janë kampionët në fuqi, janë një skuadër e fortë, por ne nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, do të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë”.

SHKARKO APP