Ramos barazon rekordin e Koeman, tani synon të Hierros

Sergio Ramos nuk e ka harruar zakonin e gjetjes së  rrjetës. I shërbyer nga Eden Hazard, kapiteni i Realit të Madridit realizoi golin e dytë të Los Blancos në fitoren 3-1 ndaj Eibar.

Një gol i thjeshtë por i rëndësishëm për Ramos  që u ngjit në kuotën e 67 finalizimeve në La Liga duke barazuar rekordin e holandezit Ronald Koeman për sa u përket mbrojtësve që kanë shënuar më shumë në historinë e kampionatit spanjoll.

Ramos është ngjitur në vendin e dytë, pikësynimi i tij është Fernando Hierro, por ish-kapiteni i Realit i cili kishte specialitet goditjet standarde duket i paarritshëm pasi në karrierë në La Liga ka arritur të realizojë 105 gola, shifër shumë e lartë për t’u arritur nga Sergio Ramos që është 34-vjeç dhe është në vitet e fundit të karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?