Ramos befason me deklaratën: Tani mund të vdes i qetë!

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është rikthyer të flasë për ndeshjen finale kundër Atletico Madridit në Champions Leagues disa vite më parë. “Los Blancos” po humbisnin me rezultatin 1-0 ndaj rivalëve të tyre, por goli i mbrojtësit çoi ndeshjen në shtesë, atje ku madrilenët më pas do të fitonin Championsin e 10-të.

“Goli që shënova në ‘Decima’ ndryshoi historinë e klubit tonë. Pas golit të shënuar në derbi i thashë vetes: ‘Mund të vdes i qetë. Ishte goli i jetës sime’”, deklaroi qendërmbrojtësi.

Sergio Ramos ka fituar gjithçka në karrierën e tij, por Championsi i 10-të ka qenë i shënuar për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?