Ramos: Nuk kam ardhur në Meksikë për shëtitje, dua të fitoj trofe
Sergio Ramos ka treguar edhe një herë pse është një nga lojtarët më fitimtarë në histori. Ish-kapiteni i Real Madridit, i cili është transferuar në Meksikë te Rayados de Monterrey, u prezantua para tifozëve të rinj dhe deklaroi:
“Nuk jam këtu për të bërë shëtitje, as për turizëm. Jam një njeri që nuk kënaqet kurrë me atë që ka arritur. Vij me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë, me dëshirën për të vazhduar të fitoj trofe dhe pasuruar historinë e këtij klubi”.
Detajet e kontratës
Ramos ka firmosur për një vit (2025, që përfshin dy kampionate të shkurtra të Liga MX), me opsion për një vit tjetër (2026), nëse të dyja palët janë të kënaqura. Ai do të mbajë fanellën me numrin 93. Liga MX zakonisht lejon vetëm numrat nga 1 deri në 35, por në këtë rast nuk pati problem dhe fanellat me këtë numër tashmë po prodhohen.
Kontrata dhe të ardhurat e Ramos
Ramos do të fitojë 4 milionë euro në vit, plus bonuse të majme që përfshijnë pagesa shtesë për:
Ndeshjet e luajtura në Botërorin e Klubeve 2025
Aktivizimet si titullar
Golat dhe asistimet
Përveç kësaj, Ramos do të marrë 2% nga shitja e fanellave me emrin dhe numrin e tij në dyqanet zyrtare të klubit.
Çdo kontratë komerciale që ai sjell nuk do të kalojë përmes financave të klubit.
Si e përballon Rayados këtë transferim
Rayados është një nga klubet më të pasura të Liga MX, së bashku me rivalët e qytetit, Tigres. Pronari i ekipit është Femsa, një konglomerat i fuqishëm që kontrollon:
Oxxo, një rrjet supermarketesh me 24.000 dyqane në të gjithë Meksikën
Coca-Cola Femsa, që është embotelluesi më i madh i produkteve të Coca-Cola në botë (1 në 4 shishe të Coca-Cola në botë prodhohet nga Femsa)
Biznese të tjera në sektorët e shëndetësisë, ushqimit dhe shërbimeve, duke punësuar mbi 400.000 njerëz në 17 vende të ndryshme.
Katër tituj përpara për Ramos
Rayados është një klub me një histori të pasur trofesh:
5 tituj të Liga MX
5 trofe të ‘ConcaChampions’ (ekuivalente me Champions League në Europë)
Tani, Ramos ka mundësinë të luftojë për katër tituj të rëndësishëm:
Liga MX
‘ConcaChampions’
Kupa e Botës për Klube
‘Leagues Cup’
Ky transferim historik jo vetëm që forcon ekipin e Monterrey, por gjithashtu rrit profilin ndërkombëtar të Liga MX.
KOHA JONË SONDAZH

