Ranieri refuzon të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë

Claudio Ranieri nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, trajneri romak ka marrë këtë vendim pas një reflektimi të gjatë.
Nuk ka pasur pengesa nga Roma, përkundrazi, pronarët Friedkin i kanë dhënë lejen e plotë Ranierit për të mbajtur dy pozicione: trajner i kombëtares dhe këshilltar i Romës.
Ranieri ka vendosur të refuzojë ofertën e presidentit Gravina për të respektuar angazhimet e tij dhe për të punuar së bashku me Gasperinin dhe Romën.
Kështu, kërkimi për pasuesin e Luciano Spallettit rifillon: kandidati më i fortë tani duket të jetë Stefano Pioli. Ish-trajneri i Milanit aktualisht drejton klubin Al Nassr në Arabinë Saudite, por eksperienca e tij atje duket se ka marrë fund.