Raphinha kapiteni i ri i Barcelonës, braziliani i parë në histori

Barcelona ka zgjedhur liderin e ri për sezonin 2026/27. Shiriti i kapitenit do t’i besohet Raphinhas, i cili bëhet kështu futbollisti i parë brazilian në historinë e klubit katalanas që mban këtë rol.

Vendimi vjen pas largimit të dy kapitenëve të sezonit të kaluar. Ronald Araújo u transferua në formë huazimi te Liverpooli, ndërsa Marc-André ter Stegen kaloi te Ajax, gjithashtu në huazim.

Edhe pse Frenkie de Jong ishte kapiteni i tretë i skuadrës sezonin e kaluar dhe shihej si kandidati natyral për të marrë shiritin, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur t’ia besojnë këtë përgjegjësi Raphinhas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të Sport, De Jong do të jetë zëvendëskapiteni, ndërsa pas tij në hierarkinë e dhomës së zhveshjes vijnë Pedri dhe Eric García.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raphinha iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022, pasi u transferua nga Leeds United. Gjatë këtyre viteve, braziliani është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës, jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për karakterin dhe ndikimin që ka brenda grupit.

Performancat e tij kanë bërë që Raphinha të konsolidohet si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të projektit katalanas. Në vitin 2025, ai u rendit i pesti në garën për Topin e Artë, një tjetër dëshmi e statusit që ka fituar në elitën e futbollit botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?