Raphinha shpërthen pas eliminimit ndaj Atleticos: Na vodhën!
Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka shpërthyer me deklarata të forta pas eliminimit të skuadrës së tij nga Atlético Madrid në çerekfinalet e UEFA Champions League, duke e cilësuar ndeshjen si “të vjedhur”.
Edhe pse mungoi për shkak dëmtimi, sulmuesi brazilian nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrimit, të cilin e përshkroi si “shumë të dobët”. Ai u shpreh i habitur nga disa vendime të gjyqtarit, që sipas tij ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e sfidës në momentet kyçe të përballjes.
Raphinha ngriti gjithashtu shqetësimin për tolerimin e lojës së ashpër nga kundërshtari, duke theksuar mungesën e kartonëve të verdhë për lojtarët e Atlético-s, pavarësisht ndërhyrjeve të shumta të forta.
Në përfundim të reagimit të tij, ai hodhi dyshime edhe më të forta, duke ngritur një pyetje provokuese: “Nuk e kuptoj nëse ekziston një frikë që Barcelona të kualifikohet”, deklaratë që lë të kuptohet për ndikime të padrejta në rrugëtimin e klubit katalanas në këtë edicion të kompeticionit europian.
KOHA JONË SONDAZH

