
Raphinha e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030. Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti spanjoll të enjten, sipas njoftimit të klubit. Braziliani kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e re e zgjeron bashkëpunimin e tij me klubin për dy vite të tjera.
Raphinha është 29-vjeç dhe po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në rolin e sulmuesit te Barcelona, ku ka shënuar 19 gola.