Rashica drejt transferimit tek Leipzig, e konfirmon edhe Lala
Milot Rashica gjatë kësaj vere do të gjejë një skuadër të re, pasi vështirë se do të mbetet sërish te Werder Bremen. Menaxheri i tij ish-mesfushori i kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat gjermane ka zbuluar pa dashur se pavarësisht interesimit nga Italia apo Anglia, Rashica sipas të gjitha mundësive do të mbetet në Gjermani për një arsye të vetme Champions League-n.
“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojë përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën më të mirë lojtarët”, ka deklaruar Lala për “Werder Deichstube”.
Me Rashicën janë lidhur edhe klube të tjera, si Milani, Napoli e Liverpool e Aston Villa, por gjasat janë që të mbetet në Gjermani. Oferta e parë e Leipzig prej 15 milionë eurosh është refuzuar nga Werder që pasi siguroi qëndrimin në Bundesliga kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.