FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rashica flet për të ardhmen e tij: Jam në bisedime me disa ekipe!

Milot Rashica është rikthyer në Kosovë dhe ishte i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”. Ai ka folur për të ardhmen e tij dhe ka pranuar se menaxheri Altin Lala po bisedon me disa klube për të ardhmen e tij.

“Nuk kishim një sezon të mirë me Werder Bremen. Në fund ia arritëm qëllimit të qëndronim në Bundesliga. Kam dhe dy vite kontratë, por menaxheri im po bisedon me disa klube. Nëse gjejmë diçka të mirë dhe mund të lëviz.

Për momentin më duhet të them se jam ende pjesë e Werderit. Nuk kam diçka konkrete që të them. Jemi në pritje, në bisedime dhe besoj se shumë shpejt do të merret vesh dhe e ardhmja ime. Me Kosovën mundohem të jap gjithmonë maksimumin, pasi kemi më pak ndeshje dhe ne shqiptarët i përjetojmë shumë ndeshjet me kombëtaren”, tha Rashica.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?