Rashica gjen golin e parë me Galatasaray në Turqi (VIDEO)
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka gjetur golin e tij të parë që prej transferimit në Turqi. 26-vjeçari kontribuoi me një gol në fitoren e Galatasaray me shifrat 4-0 kundër Giresunspor.
Nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, Rashica përfitoi dhe përballë portierit e pati shumë të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë. Për Galatasaray shënuan më tej dhe Mertens, Dubois dhe Akgun.
Në 14 ndeshje, Rashica ka shënuar një gol dhe ka asistuar 3 herë.