Rashica heroi i Vitesses
Një ndeshje për tu mbajtur mënd ajo mes Vitesses dhe Twentes për Milot Rashicën. 19 vjeçari ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij duke realizuar një dygolësh, me takimin që në fund u mbyll me shifrat 5-1 në favor të Vitesses. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare të 21 vjecarëve realizoi golin e dytë të ndeshjes duke i dërguar në hipotekë 3 pikët për ekipin e tij. Rashica kontrolloi një top në mesfushë dhe falë shpejtësisë së tij u bë i pa arritshëm për mbrojtjen mike dhe në fund me një të djathtë potente mposhti portierin Drommel. Një gol që dëshmon edhe një herë talentin absolut të djaloshit nga Vuciterna. Megjithatë kosovari nuk u ndal me kaq pasi ishte mjaft aktiv gjatë gjithë takimit duke goditur edhe shtyllën, ndërsa ditën e tij fantastike e kompletoi në minutën e 58-të të ndeshjes.
Rashica shfrytëzoi një passim të Brown dhe më një të djathtë të llogaritur deri në detajin më të imët e depozitoi topin në fund të rrjetës. Ndërkohë që ishte protagonist edhe në golin e 5-të, ku një pasim i devijuar i 19 vjeçarit u shndërrua në asist për Olijnik. Pa diskutim Milot Rashica ishte lojtari më i mirë në fushë dhe këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës në 6 raste. Tashmë zgjedhja i takon De Biasit, por për momentin duket e pamundur që një element si djaloshi kosovar mos të jetë pjesë e grupit kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

