Rashica mbyll para kohë vitin 2020, disa javë jashtë fushave

Milot Rashica nuk do të luajë më në vitin 2020. Sulmuesi kosovar pësoi 2 ditë më parë një lëndim në stërvitje dhe nga raportimet e fundit që vinë nga klubi i Werder Bremen, Rashica do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për disa javë.

Pas testeve të kryera, është zbuluar se lojtari ka një problem në tendinë dhe sipas klubit gjerman do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar jashtë fushave të blerta.

Kujtojmë se ky sezon ka nisur me vështirësi për Rashicën, i cili përveç se nuk po gjen formën e mirë me Werderin, nuk është grumbulluar as me Kosovën, për ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor. Në këtë sezon Rashica është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje të Bundesligas teksa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

 

SHKARKO APP