Rashica në delirë/ Shqiptari në “orbitën” e klubit kampion, thyen dy rekorde
Rashica në delirë, shqiptari në “orbitën” e klubit rekordmen në Angli
Milot Rashica është duke mahnitur me paraqitjet e tij me fanellën e Ëerder Bremen. Mesfushori me tipare sulmuese është prej kohësh një futbollist i kërkuar nga disa klube elitare të europës. Së fundmi gazeta prestigjioze gjermane “Bild” shkruan se Rashica është në radarët e Liverpool.
Sipas të përditshmes në fjalë të kuqtë janë në kërkiom të një alternative të vlefshme për të qenë zëvendësuesi i parë i treshes magjike të sulmit, Salah-Mane-Firmino nëse njëri prej tyre mungon dhe shikojnë te Rashica njeriun ideal për ta marrë këtë rol.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh nga Ëerder Bremen, shifër që Liverpooli është i gatshëm ta paguajë. Nëse do e shesë për 38 milionë euro, Rashicën për Ëerder Bremen do të ishte një rekord në historinë e klubit. Ndërkohë pa ashtu do të bëhej futbollisti shqiptar më i vlefshëm i shitur në të gjithë historinë.