Rashica në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë
Milot Rashica vijon të jetë protagonist në Bundesligë. Sulmuesi i Kosovës këtë sezon po kalon një moment magjik, duke gjetur në vazhdimësi rrugën e rrjetës.
Në javën e fundit ai shënoi nga pika e bardhë, por ekipi i tij u mund 1-3 nga Dusseldorf. Në total Rashica ka shënuar 6 gola në 9 ndeshje gjatë këtij edicioni në kampionat, ndërkohë që në 4 javë nuk është aktivizuar për shkak dëmtimi.
Këtë javë ai është në formacionin më të mirë të javës në Gjermani duke formuar trinomin e sulmit me Embolo dhe Werner. /R.Lika-Koha Jone/