Raste të shpërdoruara, Kombëtarja zhgënjeu në Kazakistan

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare zhgënjeu me rezultatin 0-0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve sporadike nga të dyja ekipet, ndërsa pjesa e dytë e lojës foli më shumë për djemtë tanë që në minutat e fundit të ndeshjes humbën disa raste të pastra për gol, ku spikat ai i Seferit, i cili përplasi topin në trupin e portierit vendas ndërkohë që Broja priste me portën thuajse të boshatisur.

Egoizmi i futbollistëve tanë bëri që të dilnim nga kjo transfertë pa pikë të plota. Kjo ishte ndeshja e tretë, e vlefshme për National League ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 4 të Ligës C. Kombëtarja jonë numëron 4 pikë pas 3 ndeshjesh, duke qëndruar në vendin e dytë dhe duke pritur ndeshjen tjetër të grupit, Lituani-Bjellorusi që starton në 18:00, raporton Ora News.

Prurjet e shumta në kombëtare dhe ndryshimet që ka bërë tekniku italian Edi Reja kanë bërë që ekipi të mos jetë shumë i harmonizuar, por gjithësesi është një grup që të bën të shpresosh. Ndeshja e rradhës e Kombëtares shqiptare luhet pas tre ditësh, po në transfertë, ndaj Lituanisë, e cila na mori tre pikët në “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?