Reagimi, babai i Lorik Canës: Redi Jupi, një buzëqumësht

 

Deklarata e Redi Jupit në emisionin “Procesi Sportiv” i ka hapur telashe jo vetëm atij, por edhe FSHF-­së dhe kombëtares kuqezi.

Kështu, “përgojimi” i kapitenit Lorik Cana, por edhe i Taulant Xhakës, në një kohë që Shqipëria përmbushi një objektiv historik, shkuarjen në finalet e “Euro 2016”, duket absurd në plan të parë dhe dashakeqës në rastin më të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kur kjo vjen nga një pjesëtar i FSHF-­së, në rolin e trajnerit të Kombëtares U­21, debati merr përmasa shqetësuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje ka reaguar babai i Taulant Xhakës në lidhje me fjalët e Jupit se “Lorik Canën dhe Taulant Xhakën s’i kërkoi tjetër kombëtare, ndaj zgjodhën Shqipërinë”.

Ndërsa sot, ka bërë të njëjtën gjë Agim Cana, babai i kapitenit tonë kuqezi.

Ai ka thënë se do ta takojë personalisht Jupin për ato që ka thënë, pasi nuk i duken aspak serioze deklaratat.

“Jam i befasuar nga ajo që ka thënë Redi Jupi. Unë e njoh atë dhe nuk e kuptoj qëllimin e kësaj deklarate. Më vjen t’i them se është një buzëqumësht, i cili nuk ia ka idenë se çfarë ka ndodhur realisht në atë periudhë, por nuk dua të futem në polemikë me të. Koha është zgjidhja më e mirë dhe përgjigja më e mirë. Rezultatet, arritjet dhe serioziteti i Lorikut flasin qartazi se kush është ai dhe kush është Jupi. E megjithatë, sapo të vij në Tiranë, do ta pi një kafe me Jupin, qoftë edhe miqësisht, sepse nuk më duket serioze e gjithë kjo që ka deklaruar. Loriku nuk ka pasur kurrë as më të voglin dyshim se do të luante për Shqipërinë. Kjo ka qenë ëndrra e tij që fëmijë dhe askush nuk duhet ta diskutojë këtë. Por, nuk është e vërtetë se asokohe s’ka patur oferta të tjera. Përkundrazi, Raymond Domenech, i cili drejtonte Kombëtaren U­21 franceze të atyre viteve, e ka kërkuar me ngulm Lorikun. Im bir as që e mori fare në konsideratë, edhe pse Domenech më pati thënë personalisht se do ta priste 48 orë Lorikun për të bërë zgjedhjen finale, para se ai të hartonte listën përfundimtare. Por, ka pasur interesim, gjithashtu, edhe nga Zvicra. E, megjithatë, tani është e kotë që të diskutojmë, sepse koha e ka vërtetuar impenjimin dhe atdhedashurinë e Lorikut për kombëtaren dhe për shqiptarët. Të tjerët mund të flasin shumë, por rezultatet dhe arritjet e tij nuk të lënë të bësh gabime”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?