Reagoi ashpër ndaj kreut të Serie A, prokuroria hap hetim për presidentin e Interit

Presidenti i Interit Steven Zhang reagoi ashpër ndaj numrit 1 të Serie A, Paolo dal Pinos pas çoroditjes për të caktuar ditën e supersfidës së Italisë mes Juventus dhe Inter. “Ju jeni kllouni më i madh që unë kam parë. Jeni për turp,”  ishin fjalët e Zhang disa ditë më parë në drejtim të Paolo dal Pino.

Fjalët dhe akuzat e thëna prej tij në drejtim të presidentit të Seria A, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë kanë vendosur në lëvizje Prokurorinë. Sipas asaj që raporton mediat italiane, prokurori federal Giuseppe Chine ka hapur menjëherë një dosje hetimi për sulmin e ashpër dhe fjalët e përdorura nga ana e presidentit të Interit, si: “Turp dhe Klloun”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?