Reagon modelja që “ndau” Icardin, Wanda Nara i kundërpërgjigjet duke e quajtur k***

Telenovela mes Mauro Icardit, Wanda Nara dhe Eugenia (China) Suarez vijon me një episod të ri. Së fundmi ka qenë vetë aktorja argjentinase që ka folur duke sulmuar pikërisht sulmuesin e Paris Saint Germain të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtar ndërkohë që është shprehur se të gjitha ofendimet e kësaj çështjeje kanë shkuar për të. Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale China Suarez ka zbuluar pikërisht disa nga gënjeshtrat me të cilat e ka bërë për vete Icardi.

Maria Eugenia Suarez duket se pohon se ajo mendonte se Icardi ishte beqare

“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim. Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, shkruan ndër të tjera China Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Wanda Narës, e cila ka publikuar një fotosh me Icardin në Insta Story duke e shoqëruar me këtë shkrim: “Unë do të kujdesem për familjen time. Vetë jeta do të kujdeset për “kurvat” e vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Wanda Nara po tallet me mesazhet e dyshuara të dërguara midis burrit të saj dhe një modeli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?