Real-Bajern. Zidane bën befasinë e madhe!
Sot në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të presë Bajernin e Mynihut për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues.
Zinedine Zidane ka përgatitur një befasi në formacion pasi në vendin e Gareth Bales do të hedhë në fushë mesfushorin e talentuar spanjoll, Iscon, shkruan e përditshmja “MARCA”, transmeton SYRI.net.
Edhe në sondazhin e hapur nga kjo agjenci lajmesh Isco shihet si favoriti kryesor për të zëvendësuar uellsianin.
Zidane ka përgatitur një befasi duke futur në fushën e lojës mesfushorin Isco në një rol më të avancuar në sulm.
Kujtojmë që ndeshja e parë në Mynih përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Real Madridit.

KOHA JONË SONDAZH

