Real Madrid befason Interin, hidhet në sulm për Lukakun

Real Madridi po mendon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. Dhe, sipas portalit francez “Le10Sport”, Romelu Lukaku është një nga objektivat e merkatos së “Los Blancos”.

Belgu ka qenë deri më tani forca lëvizëse e zikaltërve në sezonin aktual, duke shënuar shumë gola p​ër skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Sulmuesi belg shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar 33-vjeçarin Karim Benzema në “Bernabeu”, edhe pse dëshirat e mëdha për Perez janë Mbappé dhe Haaland. Përveç belgut, në listën e dëshirave është edhe sulmuesi i krahut, Mane te Liverpooli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?