Real Madrid blindon edhe Valverde-n deri në vitin 2029
Te Real Madrid, vazhdojnë me rinovimet për disa lojtarë kryesorë. Pas Vinicius, Rodrygo dhe Camavinga, i radhës që ka rinovuar është Federico Valverde.
Mesfushori është shndërruar në një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe shtyllë e rëndësishme në formacionin e madrilenëve.
Duke parë rëndësinë që lojtari ka për skuadrën, drejtuesit kanë vendosur t’i zgjasin kontratën. Valverde ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2029 dhe vështirë se do të largohet nga skuadra madrilene.
KOHA JONË SONDAZH

