Real Madrid “blindon” mbrojtësin deri në vitin 2028
Real Madrid sapo ka njoftuar rinovimin e Eder Militao deri më 30 qershor 2028. Klubi i bardhë i zgjat kontratën qendërmbrojtësit brazilian edhe për tri sezone të tjera, e cila i skadonte në vitin 2025.
“Jam shumë i lumtur për rinovimin tim”, tha mbrojtësi. 26-vjeçari është rinovimi i pestë që madrilenët kanë zyrtarizuar këtë sezon pas atyre të Vinicius, Rodrygo, Valverde dhe Camavinga.
Militao është konfirmuar si një nga liderët e dhomës së zhveshjes së Real Madridit, veçanërisht që nga largimi i Sergio Ramos. Ai ka qenë qendërmbrojtësi më i spikatur për madrilenët që kur Carlo Ancelotti mori drejtimin e Los Blancos
Rinovimi i Eder Militao i bashkohet atyre të Vinicius (2027), Valverde (2029), Rodrygo (2028) dhe Camavinga (2029), të konfirmuara në javët e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

