Real Madrid dëbohet nga Kupa e Mbretit!
Reali i Madridit eliminohet nga Kupa e Mbretit për sezonin 2015-2016 edhe pse fitoi ndeshjen. Komiteti i Kompeticionit në Federatën Spanjolle të Futbollit pranoi kërkesën e Cadiz për përjashtimin e Los Blancos për aktivizimin e parregullt të Denis Cheryshev, i cili në bazë të rregullores nuk duhej të ishte në fushë në këtë sfidë.
Gjykatësi Francisco Rubio i hodhi poshtë argumentat kryesore të paraqitura për mbrojtje nga Reali i Madridit për mosmarrjen e informacionit të nevojshëm nga Federata se Cheryshev kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë kur luante i huazuar te Villareal
Klubit madrilen nuk i mbetet gjë tjetër vecse ta çojë çështjen në Apel dhe më pas nëse vendimi nuk ndryshon, mund të ankohet në Gjykatën Administrative të Sportit.
KOHA JONË SONDAZH

