Real Madrid dhe Atletico hidhe në sulm për talentin e Manchester United

Sipas raportimeve të ESPN Sports, Real Madrid dhe Atlético Madrid po ndjekin me vëmendje situatën e mesfushorit të ri të Manchester United, Kobbie Mainoo. Talentit anglez i lindur në vitin 2005 i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në vitin 2027, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” duket se nuk është e sigurt.

Që gjatë verës së kaluar janë përfolur zëra për një largim të mundshëm të 19-vjeçarit, ndërsa tashmë dy gjigantët spanjollë po përgatiten të testojnë qëndrueshmërinë e United me një ofertë të mundshme që në merkaton e janarit 2026.

Mainoo shihet si një nga talentet më premtues të brezit të tij në Premier League dhe interesimi i dy klubeve madrilene e konfirmon rritjen e vlerës së tij në futbollin evropian. Për United, sfida e vërtetë do të jetë ta bindë lojtarin të vazhdojë projektin në “Old Trafford”, përballë joshjes së La Ligës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?