Real Madrid e nis me fitore Championsin, mposht Interin në Bernabeo
Real Madrid e nis me fitore aventurën e re në Champions League, duke mposhtur 2-1 Interin në “Santiago Bernabeu”. Një sukses i vuajtur për madrilenët, që shfrytëzuan dy gabime të zikaltërve në pjesën e parë dhe më pas rezistuan përballë reagimit të skuadrës së Jose Mourinhos.
“Los Blancos” zhbllokuan sfidën në minutën e 14-të. Një top i humbur nga Curtis Jones dhe një moment pasigurie i Yann Bisseck i dhanë mundësinë Brahim Diaz të shërbente për Kylian Mbappenë, i cili nuk gaboi përballë Josep Martinez.
Inter reagoi menjëherë. Një minutë më vonë, Lautaro Martinez fitoi një goditje dënimi pranë zonës, por tentativa e Hakan Calhanoglou u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Thibaut Courtois.
Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë. Benjamin Pavard i ktheu topin portierit Martinez, i cili humbi kontrollin. Federico Valverde përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Inter pati disa mundësi për të reaguar, ndërsa në pjesën e dytë Curtis Jones dhe Jude Bellingham shpërdoruan raste të rëndësishme. Zikaltrit u rikthyen në lojë në minutën e 76-të, kur Carlos Augusto shënoi pas asistit të Lautaro Martinez.
Në minutat e fundit, Inter kërkoi golin e barazimit, por Real Madrid ruajti avantazhin dhe mori tri pikët.
Në sfidat e tjera City fitoi 2-0 naj Portos, falë dy golave të shënuar nga Erling Haaland. Dortmundi mundi 3-2 Villarealin, me dy gola të Guirassy dhe një autogoli të Veiga.

KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3970

