Real Madrid ekipi më i mirë në botë, thotë Javier Hernandez
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez i cili është i huazuar këtë sezon te Real Madrid thotë se pikërisht ky klub ka “skuadrën më të mirë në botë.” Futbollisti 26-vjeçar ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit, duke zënë vendin e të dëmtuarve Gareth Bale e Karim Benzema. – “Jam lojtar i Madrid. Nuk jam i sigurtë nëse do të qëndroj gjatë këtu, por dua të luaj sa më shumë minuta, sepse jam pjesë e skuadrës më të mirë në botë.” Futbollisti i kombëtares meksinake shënoi golin e pestë në 24 ndeshje me Realin gjatë këtij sezoni. Ai realizoi madje të vetmin gol në mesjavë, ndaj Atletico Madrid, në çerek-finalen e kthimit të Champions, duke kaluar ekipin e tij në gjysmëfinale. Në fundjavë Hernandez shënoi dy gola për Realin në fitoren 4-2, ndaj Selta Vigos. – “Shokët e ekipit më përgëzuan por ishte meritë e të gjithë besoj, “ shtoi Hernandez. Trajneri Carlo Ancelotti theksoi se me këtë formë të fundit që po kalon ai nuk mund të dallohet me lojtarë të tjerë të ekipit si, Cristiano Ronaldo, Benzema, James Rodriguez, Bale, Sergio Ramos, Isco, Raphael Varane, apo Pepe. Kampionët në fuqi të Europës ndodhen aktualisht dy pikë pas Barcelonës, në krye të klasifikimit. Në mesjavë , të mërkurën, dy gjigantët spanjollë do të ndeshen përkatësisht Barça pret Getafen dhe Reali Alemrian.
KOHA JONË SONDAZH

