
Robert Lewandowski nuk është vetëm një thashetheme në merkato. Siç raporton gazeta “AS” sulmuesi polak është në kërkim të një sfidë të re pas 7 sezoneve në nivele të larta te Bayerni në Gjermani.
Pengesa e parë është klubi i kampionëve të Gjermanisë, që nuk kërkojnë të privohen nga ylli i tyre. Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023.
Në garë për shërbimet e bomberit janë dhe skuadra të tjera të mëdha, teksa në Angli, United, City dhe Chelsea janë gati që të bëjnë çmenduri në merkato, ndërkohë që PSG si gjithmonë është i vëmendshëm në raste të tilla. I mbetet polakut të vendosë nëse do të qëndrojë, apo do të nisë një aventurë të re. /R.Lika-Koha Jone/
