Real Madrid kërkon yllin e mbrojtjes së Bayer Leverkusenit

Real Madrid është në kërkim të një zëvendësuesi për Ferland Mendy, i cili nuk e ka bindur Ancelotti. Një ndër synimet më kryesore është Alejandro Grimaldo, i cili është aktivizuar në të kaluarën me Barcelonën.

28-vjeçari është shndërruar në një ndër anësorët më të mirë në Europë dhe s’kishte si ti shpëtonte syve të mprehtë të drejtuesve të ”Los Merengues ”.

Nëse do të arrihet marrëveshja, 28 vjeçari do të rikthehet pas disa sezoneve shumë të mira , fillimisht me Benficën dhe me Leverkusenin. Ajo që e favorizon këtë lëvizje është fakti që në vitin e ardhshëm drejtueshmin e Realit pritet ta marrë Xabi Alonso.

SHKARKO APP