Real Madrid, klubi më i pasur në botë

Reali i Madridit mbetet klubi më i pasur në botë. Agjencia “Deloitte” ka përpiluar një listë me 20 klubet me të ardhurat më të larta të siguruara në fund të sezonit 2014/2015. Skuadra spanjolle qëndron në vendin e parë, për 11 vite radhazi.  Kjo agjenci, në përpilimin e kësaj liste, bazohet te të ardhurat e siguruara, pa marrë parasysh borxhet e klubeve.

Sipas përllogaritjeve të kryera nga “Deloitte” për këto 20 klube, të ardhurat e tyre sezonin e kaluar pësuan një rritje me 8% (6.6 miliardë euro), gjë që përbën një rekord në këtë aspekt.  Sipas “Deloitte”, të ardhurat e regjistruara nga Reali i Madridit në fund të sezonit 2014/2015 arritën në 577 milionë euro.

Pas “Los Blancos” vijnë rivalët e Barcelonës, me 560.8 milionë euro. Manchester United zbret në vendin e tretë me 519.5 milionë euro.  Klasifikimi vijon me PSG, në vendin e katërt, që kanë parakaluar Bajern Mynih.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?