Real Madrid pëson tjetër humbje ndaj Betis me përmbysje
Real Madrid u mposht me përmbysje në transfertë nga Real Betis, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga. Skuadra e Ancelottit e nisi ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë me Brahim Diaz.
Megjithatë vendasit reaguan mirë dhe barazuan shifrat me Johnny Cardoso në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, ishte një “ish” që ndëshkoi miqtë. Isco u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores për Real Betis.
Me këtë humbje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë.
KOHA JONË SONDAZH

