Real Madrid, PSG, Juve, Siti dhe Atletiko “fluturojnë” në raundin tjetër

 

Skuadrat pretendente për një vend në gjysmëfinale të UEFA CHampions nuk kanë diskutuar fazën e grupeve, pasi kualifikohen më herët. Në Grupin A, Real Madrid dhe PSG bëjnë ligjin edhe në ndeshjet  e parafundit në grupe, duke mos falur kundërshtarët as në trasnfertë. Reali pas humbjes në Clasico kthehet me një fitore bindëse ndaj Shahktor Donjesk. Ronaldo shënoi dy gola në këtë fitore, ndërsa Carvajal dhe Modriç e kompletuan atë, ndërkohë që në fund kishte kohë që ukrainasit të shkurtonin shifrat nga  4-0 në 4-3. Edhe PSG e pati të lehtë triumfin ndaj Malmos, ndërsa kjo e fundit dhe ukrainasit në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e tretë për një vend të Europa League. Në Grupin D, Mandzukiç shënoi në favor të Juventus ndaj Mançester Siti dhe falë fitores së Borusia Myshengladbah lehtësisht ndaj Seviljes, të dyja ekipet kalojnë fazën e grupeve. Fitorja ndihmoi gjermanët të ngjiten në vend të tretë. Në Grupin B, Volsburg fitoi 2-0 ndaj CSKA, duke u ngjitur në krye dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Mançester Junajtid vuajti ndaj PSV, ndërsa të treja këto ekipe përcaktojnë dy të parat pas ndeshjeve të fundit. CSKA i dha lamtumirë këtij kompeticioni me humbjen e djeshme. Në Grupin C, Benfika barazoi 2-2 në fushë të Astana, ndërsa Atletiko Madrid fitoi lehtësisht ndaj ekipit turk të Gallatasarait. Portugezët dhe spanjollët avancojnë më tej, ndërsa Gallatasari ka një pikë më shumë se Astana dhe në ndeshjen e  mbetur vendoset skuadra që do të shkojë në Europa League, për këtë grup. 

Champions League

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A

Malmoe  – PSG                               0-5

Shakhtar D. – Real M.                     3-4

Grupi B

CSKA M. – Volfsburg                     0-2

Manchester U. – PSV                    0-0

Grupi C

Astana – Benfika                          2-2

Atletico M. – Gallatasarai              2-0

Grupi D

Borusia M. –Sevilla                        4-2

Juve – Manchester C.                    1-0

Të martën

Grupi E

BATE – Bayer L.                             1-1

Barcelona – Roma                          6-1

Grupi F

Arsenal – Dinamo Z.                       3-0

Bayern M. – Olimpiakos                 4-0

Grupi G

Porto – Dinamo K.                          0-2

Maccabi T. – Chelsea                    0-4

Grupi H

Zenit – Valencia                             2-0

Lion – Gent                                    1-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?