Real Madrid rigjen fitoren në kampionat, mund me dy gola Girona-n

Pas dy barazimesh dhe një humbje, Real Madrid rikthehet te fitorja, pasi mori një sukses 2-0 ndaj Girona-s. Los Blancos zhbllokuan ndeshjen në minutën e 41-të.

Gjithçka nisi nga zhvillimi i një goditje këndi, miqtë provuan të largojnë një top nga zona, por sfera përfundoi te Modric, i cili u koordinua në mënyrë perfekte dhe me një goditje fantastike e dërgoi topin në trekëndëshin e portës.

Ekipi i Ancelottit gjeti golin e sigurisë falë Vinicius, i cili kombinon mirë me Mbappe dhe finalizon si duhet aksionin. Real Madrid renditet në vendin e dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona kryesuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?