Real Madrid rrezikon përjashtimin nga Kupa

 

Ndërkohë që Barcelona bën goleadë, Reali rrezikon përjashtimin nga ky kompeticion. “Galaktikët” kanë aktivizuar futbollistin Kerishev, i cili kishte plotësuar numrin e kartonëve në sezonin e kaluar kur aktivizohej me Vijarealin.

 Rregulli nuk e lejon aktivizimin e futbollistit në sfidën e ardhshme të Kupës së Mbretit dhe Kerishev ishte titullar ndaj Kadiz. Në bazë rregullave, ekipi që bën këtë shkelje të rëndë e humbet ndeshjen 0­3 në tavolinë. Si për ironi të fatit, Kerishev ishte edhe autori i golit të parë për skuadrën e Realit. Tifozët e Kadiz këndonin gjatë ndeshjes “Kerishev ne të duam…”. Si të mos mjaftonte kjo gafë, Benitez kishte në stol një tjetër lojtar që ishte i pezulluar nga kjo sfidë. Bëhet fjalë për Majoral, i cili është dënuar në Kupën e Mbretit për të rinj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1­3 në favor të Realit, por për ekipin e Benitezit priten sanksionet në ditët e ardhshme. Megjithatë, Reali ka edhe një tjetër ndeshje për të luajtur ndaj Kadiz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?