Real Madrid thërret në ekipin e parë Odegaard, talentin “rebel” nga Norvegjia

I riu norvegjez i Real Madridit, Martin Odegaard, pas rebelimit është grumbulluar për herë të parë me ekipin për ndeshjen ndaj Almeria, që do të luhet këtë të mërkurë në Spanjë (20.00). kjo u bë e ditur nga trajneri Carlo Ançelotti, i cili është i detyruar ta grumbullojë atë për shkak të mungesave të Gareth Bale dhe Karim Benzema. “Për nesër (e mërkurë), janë grumbulluar tre lojtarë të  rinj: Odegaard, (Borja) Mayoral e Diego Llorente”, theksoi tekniku italian.   Talenti norvegjez u përjashtua disa ditë nga skuadra e dytë, që drejtohet nga legjenda Zinedine Zindane, sepse donte të luante me çdo kusht me ekipin e parë dhe të stërvitjes me Cristiano Ronaldos, sikurse ishte e parashikuar në kontratë. Por atij më në fund i është dhënë një mundësi më tepër që edhe të luajë disa minuta ndoshta në “Santiago-Bernabeu”.  Odegaard,16-vjeç, pas kalimit tek Reali është stërvitur këtë sezon nën drejtimin e Zidane me ekipin e dytë të Real Madrid Castilla, që luan në Segunda B.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?