Real Madridi bën gjestin e madh, 1 milionë euro për viktimat e përmbytjeve në Valencia

Real Madridi do të dhurojë 1 milion euro për viktimat e përmbytjeve katastrofike që goditën rajonin lindor spanjoll të Valencias.

“Fondet do të kanalizohen në një fushatë dhurimi të nisur bashkërisht nga Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq.

Paratë do të shkojnë për të ndihmuar familjet e shumta që aktualisht po përballen me situatën kritike, dhe për ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”, shkruan klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas qeverisë rajonale, në Valencia kanë vdekur të paktën 158 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve të së martës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?