Real Madridi nis sulmin për Rodrin, por Manchester City nuk pranon ta shesë

Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Rodrit, duke e kthyer mesfushorin spanjoll në një nga objektivat kryesorë të merkatos.

Sipas raportimeve të Sky Sports, drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur kontaktet e para me Manchester Cityn për të diskutuar mundësinë e transferimit të 30-vjeçarit.

Megjithatë, përgjigjja e kampionëve të Anglisë ka qenë e qartë. Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe synon t’i ofrojë Rodrit një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale skadon pas një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, vlerëson kartonin e mesfushorit spanjoll rreth 50-60 milionë euro, një shifër që është larg pritshmërive të Cityt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht interesimit konkret të “Los Blancos”, negociatat pritet të jenë të vështira, pasi klubi anglez e konsideron Rodrin një element kyç të projektit dhe prioritet mbetet rinovimi i kontratës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?