Real Madridi transferon Ibrahima Konate, firmos deri në vitin 2030

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Ibrahima Konaté, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, deri më 30 qershor 2030.

Në njoftimin zyrtar, Real Madridi konfirmoi arritjen e marrëveshjes me lojtarin e kombëtares franceze, i cili do të jetë pjesë e “Los Blancos” për katër sezonet e ardhshme.

Konaté, 27 vjeç, i bashkohet gjigantëve spanjollë pas një eksperience të suksesshme me Liverpool. Ai u transferua në “Anfield” nga Leipzig në vitin 2021 dhe zhvilloi 183 ndeshje me klubin anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë periudhës së tij te Liverpooli, mbrojtësi francez fitoi FA Cup në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Jürgen Klopp, si dhe Kupën e Ligës. Megjithatë, ai përjetoi edhe zhgënjimin e finales së UEFA Champions League Final 2022, të humbur pikërisht ndaj Real Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transferimi i Konatés është pjesë e merkatos ambicioze të klubit madrilen, i cili së fundmi ka konfirmuar edhe afrimet e mbrojtësit të majtë spanjoll Marc Cucurella nga Chelsea dhe mesfushorit spanjoll Bernardo Silva nga Manchester City.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë siguruar edhe vazhdimësinë e Antonio Rüdiger, i cili ka rinovuar kontratën e tij me kampionët spanjollë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?