Real Sociedad kërkon talentin shqiptar që po spikat në Seria A

Real Sociedad ka hedhur sytë nga një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar, Medon Berisha. Mesfushori 21-vjeçar, që po shkëlqen me Lecce-n në këtë fillim sezoni, është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës italiane.

Berisha ka tërhequr vëmendjen e spanjollëve pas paraqitjeve mbresëlënëse në Serie A dhe Kupën e Italisë, ku në ndeshjen kundër Milanit iu besua edhe shiriti i kapitenit, një sinjal i qartë i rëndësisë që ai ka fituar në grupin verdhekuq.

Ai është një mesfushor i cili ka një teknik të shkëlqyer dhe godet mjaft mirë nga distanca. Kujtojmë që edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho, e aktivizoi edhe në Europianin në Gjermani, madje duke i besuar edhe minuta në fushë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?