Reali bën gati super projektin, 3 yje për 3 vitet e ardhshme

Për t’u rikthyer Real Madridi i kohëve më të mira, duhet të paktën nga një yll çdo vit. Kjo është agjenda e presidentit Fiorentino Perez, i cili duket se ka një strategji të qartë. Sipas gazetës “AS” i pari është në mbërritje gjatë kësaj vere, teksa ai pritet që të jetë mesfushori Eduardo Camavinga. Në vitin 2021 do të jetë radha e Kylian Mbappe dhe më pas edhe e Erling Haaland.

Një plan i qartë që do të koiçidojë edhe më inaugurimin e “Santiago Bernabeo” që do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Një merkato që do të jetë i mundur edhe falë largimeve të shumta që do të ndodhin në merkato, duke filluar nga Gareth Bale dhe duke përfunduar te James Rodriguez, Mariano dhe Ceballos.

Pas shitjes së tyre do të mendohet menjëherë për afrimin e talentit Cmavinga për shifrën e 50 deri në 60 milionë euro, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç. Në dy sezonet pasardhës, Perez më pas do të gjejë fondin e nevojshëm për Mbappe dhe Haaland për të formuar një sulm ëndrrash në vitin 2023./R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP