FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali bën lëvizjen e parë konkrete për Pogba-n, ja shuma që i ofron United

Real Madrid po përgatit një ofertë prej 70 milionë stërlinash (thuajse 80 milionë euro) për të rrëmbyer Paul Pogba nga Manchester City. Ylli francez prej kohësh është në listën e dëshirave të Zidane, por mesa duket kjo verë shihet si periudha e duhur që lëvizje të kompletohet.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, klubi merengues ka formalizuar trattivat me klubin e Premier League, teksa Pogba-s i skadon kontrata të qershorin e vitit 2021, ndaj dhe çmimi i tij është përgjysmuar.

Kujtojmë që kërkesa e Manchester United verën e kaluar ishte 140 milionë euro, por tashmë duke marrë në konsideratë edhe krizën, do të bie ndjeshëm. Futbollisti ndërkohë ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re, pa harruar edhe Juventusin që është një nga dy ekipet shumë të interesuara bashkë me Realin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?