Reali blen shokun e Neymar,vjen Danillo nga Porto për 31.5 mln euro

Reali i Madridit nuk po pret merkaton e verës, për të blerë lojtarët që do t’i duhen për të ardhmen, pasi nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftoi se kishte arritur marrëveshjen me Porto, mbi transferimin në "Santiago Bernabeu" të brazilianit Danilo Luiz da Silva. Mbrojtësi brazilian, 24 vjeç,do t’i bashkohet “Los Blancos” gjatë verës me një kontratë që e lidh me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në vitin 2021. Kartoni i Danillos do të kushtojë  31.5 milionë Euro.  Mbrojtësi i djathtë e ka nisur karrierën me skuadrën Amerika, të qytetit Belo Horizonte, për t’u transferuar më pas te Santos, në vitin 2010. Bashkë me Neymar fitoi Kupën e Libertadores si dhe luajti në finalen e Botërorit të Klubeve ndaj Barcelonës, me ekipin katalanas që fitoi me rezultatin e thellë 4-0. Pikërisht në janar të 2012 iu bashkua Portos që pas më shumë se tre vjetësh arrin ta shesë për 31.5 milionë Euro.  Gjatë këtij sezoni Danillo është aktivizuar në 32 ndeshje me Porton, duke shënuar 4 gola. 23-vjeçari ka pasur një rol kyç në formacionin e Lopetegui, duke fituar edhe besimin e Dungës në Kombëtaren Braziliane. Danillo pritet të zërë vendin e Alvaro Arbeloas në fund të sezonit, por për të luajtur titullar duhet të fitojë konkurrencën me Carvajal. Po ashtu Danillo do të jetë futbollisti i 23-të brazilian në historinë e Realit të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?