Reali bojkoton ceremoninë e Topit të Artë, Rodri pranë trofeut
Topi i Artë është gati të marrë rrugën drejt Mançesterit. Mesfushori i kombëtares spanjolle të futbollit, Rodri është gati të rrëmbejë trofeun prestigjioz ka ardhur çuditërisht nga Madridi, aty ku prej kohësh po përgatiteshin të shpërthenin fishekzjarrët për sulmuesin e tyre Vinicius Jr.
Mediat prestigjoze spanjolle AS dhe Marca konfirmojnë se klubi “Los Blancos” ka vendosur të braktisë ceremoninë e planifikuar për t’u zhvilluar sot në mbrëmje në Paris. Edhe pse emrat e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër pretendentët për të fituar, Merengasit nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim në kryeqytetin francez. Përveç dy yjeve të Los Blancos, as Florentino Perez dhe as tekniku italian i klubit mbretëror, Carlo Ancelotti, nuk do të fluturojnë nga Spanja duke bojkotuar ceremoninë.
Kjo mospërfillje sugjeron se Real Madridi është i detyruar të përballet me një disfatë të dhimbshme, pasi të gjithë e kishin bërë fakt të kryer që Topi i Artë do të fitohej nga Vinicus. Tanimë pritet që të jetë Rodri, ai që do të marrë trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe ”Topin e Artë” pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.
”Galaktikët” pretendojnë se nëse janë përdorur këto kritere, fituesi duhet të ishte mbrojtësi i tyre i djathtë, Dani Carvajal. Zv/kapiteni i Real Madrid, tashmë i dëmtuar rëndë njëjtë si Rodri, përveç Kampionatit Evropian me Spanjën ka fituar edhe La Liga e Champions League.